Kosova
Burgim i përjetshëm për Pjetër Nrecajn, vrau gruan dhe vajzën
40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9-vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit të vitit 2018
Gjykata e Apelit ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për Pjetër Nrecajn, për vrasjen e gruas dhe vajzës në Gjakovë.
Kështu bëhet e ditur përmes një komunikate të Gjykatës së Apelit, përcjell albinfo.ch.
“Gjykata e Apelit duke vendosur sipas ankesave, e ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë të datës 19.11.2018. Veprimet e të akuzuarit P.N. janë ri cilësuar si “Vrasje e rëndë nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.11., i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ndaj tij është shqiptuar dënimin më BURGIM TË PËRJETSHËM.”.
Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, nuk i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë rrethanat rënduese, e ato posaçërisht rënduese dhe se këto rrethana mbizotërojnë shumëfish më tepër. Pranimi i fajësisë, thuhet më tutje në aktgjykim, dhe shqiptimi i dënimit unik prej 24 viteve burgim, nuk është adekuat me peshën e veprës penale dhe shkallën e përgjegjësisë penale të të akuzuarit.
Kjo për faktin se janë shkaktuar pasoja tepër të rënda me rastin e privimit nga jeta të bashkëshortes së tij V.N dhe vajzës së tij K.N., e që ka mundur të shkaktohen pasoja edhe më të rënda.
“Gjykata e Apelit vlerëson se duke qenë se janë shkaktuar pasoja tejet të rënda si objekt mbrojtës i veprës penale vrasje e rëndë, e që është jeta e njeriut si vlera më e madhe e mbrojtjes penalo juridike dhe vepra penale është kryer në rrethana posaçërisht renduese, në këtë mënyrë janë plotësuar dy kushte ligjore nga neni 44 i KPRK-së, për shqiptimin e dënimit me burgim te përjetshëm. Përveç kësaj i akuzuari në mënyrë permanente, ka pasur sjellje të këqija ndaj bashkëshortes se vet, dhe duke ushtruar dhunë. Po ashtu vepra penale është kryer në prezencë të fëmijëve dhe vëllezërve të viktimës, e ku pasojat kanë mundur të jenë edhe më të rënda. Kundër këtij aktgjykimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën Supreme të Kosovës.”, bëhet e ditur në komunikatë.
40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9-vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit të vitit 2018.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












