E hënë 27 Maj 2024 Shkarko App..
menu
X

Na ndiqni:

 Kosova

Bujqit llapjanë eksportojnë speca në Gjermani e Suedi (Video)

Specat e kultivuar në fshatin Sogojevë dhe Sveqël të Podujevës tash e një vit po eksportohen në Gjermani e Suedi

Bashkëpunimi në rrafshin ekonomik, Kosovë-Bashkimi Evropian tashmë ka filluar të konkretizohet edhe në rrafshin e bujqësisë. Specat e kultivuar në fshatin Sogojevë dhe Sveqël të Podujevës tash e një vit po eksportohen në Gjermani e Suedi. E ata që nuk po arrijnë të eksportojnë produktet e tyre me sukses, po i shesin në tregjet e Kosovës. Kronika në vijim sjell hollësi.

Skënder Hyseni nga fshati Sibovc i Podujevës, ka mbjellë dy hektarë me spec të llojit somborka. Ai këtë vit shprehet i kënaqur me rendiment dhe shitje të cilën e realizon në tregjet në vend. Kjo atë e ka shtyrë që vitin e ardhshëm ta dyfishojë sipërfaqen e mbjellë me këtë kulturë, raporton RTK.

Ndryshe nga Hyseni, fermeri tjetër Bekim Vokrri nga fshati Sfeqël, ka vendosur që produktin e tij ta eksportojë.

Ai ka përgatitur 16 tonë spec të cilët i ka dërguar në qendrën grumbulluese  të pemëve dhe perimeve,  në fshatin Sfeqël. Eksportimin e specave, në Gjermani dhe Suedi, fermeri Vokrri e ka filluar që nga viti i kaluar. Ndërkohë që  përkrahja e USAID-it për kultivuesit e kësaj ane, as në këtë vit nuk ka munguar, thonë ata.

Ndryshe,  banorët e fshatit Sfeqël dhe Sibovc  përveç  që kultivojnë lloje të shumta të specit, ata kultivojnë edhe lakrën si dhe domatet e patatet. Ky rajon i Llapit njihet si vendi ku kulturat bujqësore japin rendimente të mëdha.

 


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë