Shkurt.ch
Brunner: BDP jashtë qeverisë dhe SP-së me një vend më pak
Kryetari i SVP/UDC-së, Toni Brunner, duke iu referuar zgjedhjeve nacionale të tetorit, ka drejtuar sulme te ashpra ndaj dy partive: SP/PS dhe BDP
Veçanërisht i ashpër është treguar ai ndaj BDP-së së Eveline Widmer-Schlumpf, parti kjo e shkëputur disa vite më parë nga SVP. Sipas tij, BDP ështe një model që i ka ikur koha dhe kjo parti nuk e meriton të përfaqësohet në Këshillion Federal. “Koha e zonjës Widmer-Schlimpf ka ikur. Në ndërtimin e qeverisë BDP-ja nuk është e nevojshme”, ka thënë Brunner në një intervistë dhënë gazetës “NZZ am Sonntag”.
Kryetari i SVP-së ka thënë po ashtu se Partia Socialdemokrate (SP/PS) duhet të heqë dorë nga njëri prej dy vendeve që ka në qeveri. Këtë vend duhet ta marrë partia CVP/PDC pasi që nevojitet të forcohet e djathta. Sipas tij në situatën e tashme, Qeveria Federale është e djathtë vetëm në letër pasi që në fakt e majta me qendrën janë ato që realizojnë shumicat në çështje të ndryshme.
Lidhur me “ofertën” që CVP/PDC të ketë një vend më shumë në qeveri, në kurriz të SP/PS, kryetari i CVP, Christoph Darbelley ka komentuar se “duhet pasur kujdes kur të ofrohen dhurata nga kundërshtarët politikë”. Ai ka thënë se deri më tash partia e tij ka pasur bashkëpunim të mirë me Partinë Socialdemokrate në Këshillin Federal.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027













