Bota
Britania mund të pësojë një “tronditje ekonomike”
Një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, do të rezultojë me një tronditje të menjëhershme për ekonominë e Britanisë së Madhe, ka paralajmëruar guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney.
Produkte të tillë si benzina dhe ushqimi do të bëhen më të shtrenjta, tha ai.
Ai parashikoi që vlera e monedhës britanike do të binte si pasojë e asaj që ai e përshkroi si një “shok të vërtetë ekonomik”.
Banka e Anglisë ka thënë se ekonomia pritet të rritet me 1.3 përqind këtë vit, shifër kjo më e ulët, se parashikimi i saj i mëhershëm prej 1.5 përqind, nëse Britania e Madhe largohet nga BE-ja me një marrëveshje.
Banka nuk tha se çfarë pritej të ndodhte në rastin e një Brexiti pa marrëveshje.
Britania ka arritur marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata.
Por, ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, kryesisht për shkak të politikave në kufirin me Irlandën Veriore, çfarë ka çuar edhe në dorëheqjen e Theresa May nga posti i kryeministres.
Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, është shprehur se vendi i tij, do të dalë më 31 tetor nga Bashkimi Evropian, me ose pa marrëveshje.
Bashkimi Evropian, në anën tjetër, ka thënë se nuk është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen për Brexitin, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji Fikri Hajdari pjesë e projektit kërkimor në Universitetin e Oslos... -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













