Bota
Britania do të shqyrtojë vizat që u janë dhënë investitorëve rusë
Deputetët u interesuan për rreth 700 rusë që kanë mbërritur në Britani nga viti 2008 deri në vitin 2015, me viza të llojit “Radha 1” (Tier 1 visa), të cilat u jepen atyre që duan të bëjnë biznes në Britani dhe kanë të paktën 50 mijë funte në fonde investimi,
Britania e Madhe do të shqyrtojë vizat që u janë dhënë investitorëve të huaj dhe do të vlerësojë nëse duhen ndërmarrë veprime.
Kështu deklaroi ministrja e Brendshme britanike, Amber Rudd, e pyetur në Parlament për rusët që kishin marrë viza.
Deputetët u interesuan për rreth 700 rusë që kanë mbërritur në Britani nga viti 2008 deri në vitin 2015, me viza të llojit “Radha 1” (Tier 1 visa), të cilat u jepen atyre që duan të bëjnë biznes në Britani dhe kanë të paktën 50 mijë funte në fonde investimi, përcjell albinfo.ch.
“Vizat e llojit ‘Radha 1’ u ristrukturuan në vitet 2015-2016 dhe janë reduktuar me 84%. U kam kërkuar vartësve të mi që të shohin se çfarë reformash mund të vazhdojmë të bëjmë, madje edhe të rishikojmë vizat që janë dhënë gjatë viteve të kaluara”, deklaroi ministrja Rudd në Parlament.
Ajo shtoi se u ka kërkuar zyrtarëve përgjegjës që të shohin nësë ka nevojë për masa, në raste të caktuara të vizave të dhëna. Një ditë më parë, kryeministrja Theresa May tha se ishte e drejtë e Britanisë të shqyrtojë nëse kjo pjesë e regjimit të vizave është përdorur siç duhet.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











