Integrimi
Brilant Kqiku garon për mister të Zvicrës
Spektakli “Miss & Mister Romande 2016” do të mbahet më 28 nëntor në Gjenevë. Në këtë spektakël bukurie merr pjesë edhe modelisti shqiptar, Brilant Kqiku.
Brlinanti, i cili me prejardhje është nga Gjilani, në mesin e 400 kandidatëve është përzgjedhur që të jetë pjesë e finalistëve. “Natyrisht se konkurrenca ka qenë shumë e madhe, por unë jam i lumtur që kam arritur të hyj në finale”, thotë ai, duke shpresuar për një paraqitje sa më të mirë, dhe pse jo edhe për fitore.
Djaloshi 20-vjeçar, i cili jeton në Walis, tregon për përgatitjet e tij para finales. ”Jemi grumbulluar që një muaj të gjithë kandidatët. Kemi përgatitje të shumta që të dalim sa më mirë para publikut”, thotë ai për albinfo.ch.
Ai shprehet se këtë kohë është duke u munduar ta shfrytëzojë sa më mirë. “Po kalojmë shumë mirë. Kemi vizituar vende të ndryshme, kemi bërë foto sesione, pastaj po njihemi me njëri-tjetrin. Është një rast që po mundohem ta shfrytëzoj sa më shumë”, theksoi ai.
Vitin e kaluar në këtë kompetecion vendin e tretë për mister e zuri Nrecë Kabashi, ndërsa dy vjet më parë kurorën e “Miss Zvicra Romande 2014” e fitoi shqiptarja Sindi Arifi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













