Shkurt.ch
Boshnjakët, para shqiptarëve në mesin e xhihadistëve nga Zvicra
Nga Zvicra në xhihad deri tash kanë shkuar 72 persona. 25 prej tyre kanë pasaportë zvicerane ndërsa 8 nuk kanë prejardhje të huaj. Këta të fundit janë zviceranë autoktonë, që janë konvertuar në islam
Një hulumtim i realizuar nga Tagesanzeiger.ch/Newsnet, i cili sipas autorëve i ka marrë mbi dy vjet punë, është kurorëzuar me një “hartë” të xhihadistëve të Zvicrës. Aty ofrohen të dhëna mbi prejardhjen etnike, pastaj atë regjionale (brenda Zvicrës) të atyre që i janë bashkuar ISIS-it, moshën, gjininë, mënyrën e radikalizimit dhe rekrutimit etj.
Nga Zvicra në xhihad deri tash kanë shkuar 72 persona. 25 prej tyre kanë pasaportë zvicerane ndërsa 8 nuk kanë prejardhje të huaj, transmeton albinfo.ch. Këta të fundit pra janë zviceranë autoktonë, që janë konvertuar në islam. Në numrin e përgjithshëm, të huajt me prejardhje nga Ballkani janë dukshëm më të përfaqësuar, gjë që edhe kuptohet pasi që ballkanasit përbëjnë numrin më të madh të rreth 350 mijë myslimanëve të Zvicrës. Pas tyre vijnë arabët nga Sfrika e Veriut dhe më tutje kurdët, turqit, italianët dhe somalezët.
Është interesante se në “hartën” që tregon prejardhjen e xhihadistëve të Zvicrës, boshnjakët janë bindshëm të parët. Kjo, mund të shpjegohet, vazhdon gazeta, me faktin se në luftën e Bosnjës për herë të parë në truallin evropian kanë marrë pjesë edhe xhihadistë të huaj, para së gjithash, arabë. Pas luftës, salafistët kishin ngritur atje fshatra dhe enklava të tyret, përcjell albinfo.ch. Dhe, këto “emirate” të vogla boshnjake pastaj janë dalluar si vatra të radikalizimit dhe të rekrutimit për xhihad, me një rreze ndikimi deri në Zvicër. Këtë e dëshmon edhe fakti se ndër të parët, që, pas shpërthimit të revolucionit sirian në vitin 2011 udhëtuan drejt zonës së krizës ishin një grup i tërë shtetasish të Bosnjës nga Zvicra, të cilët kishin lidhje me ekstremistët boshnjakë në botë.
Më tutje artikulli bën përllogaritjen e pjesëmarrjes në xhihad të myslimanëve me qëndrim në Zvicër. Me 0.2 për promilë xhihadistë nga 350 mijë myslimanë sa jetojnë këtu, Zvicra ka më tre herë më pak xhihadistë se sa për shembull Belgjika, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, krahasuar me vende si Kosova, Serbia dhe Maqedonia, natyrisht, prania e xhihadistëve nga Zvicra është edhe shumë më e ulët. Është interesante ndërkaq, se pjesëmarrja e xhihadistëve në popullatën e Shqipërisë dhe të Bosnjës është më e ulët se ajo në Zvicër!
Shikuar sipas qyteteve dhe regjioneve, qyteti Winterthur me 1.47 promilë është në krye të listës. Gjysma prej 12 vetave sa i janë bashkuar xhihadit nga ky qytet, janë me prejardhje ballkanike. Pastaj vjen qarku Arbon i Thurgaut me 1.29 promilë ndërsa në vendin e tretë vjen Lozana me 1.06 promilë. Këtu bëhet fjalë kryesisht për myslimanë me prejardhje nga Bosnja.
E-Diaspora
-
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork Festivali dyditor mbahet më 16 dhe 17 maj me 23 artistë shqiptarë... -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













