Lajme
Borrell: Lufta në Ukrainë, kërcënim për rajonin e Ballkanit
“Lufta barbare që po bën presidenti rus, Vladimir Putin, ndaj popullit të Ukrainës e cenon stabilitetin, sigurinë dhe ekonominë e gjithë kontinentit evropian”, tha përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell, sot nga Shkupi, në kuadër të vizitës së tij të parë në Maqedoninë e Veriut. Ai po ashtu permendi sanksionet e ardhshme ndaj Rusisë.
“Kemi gati pakon e 4 të sanksioneve, e cila do të miratohet në Këshillin e Ministrave të Jashtëm. Masat do të ndalojnë qasjen e Rusisë në treg, pjesëmarrjen në institucione ndërkombëtare, kriptovalutat, eksportin e mallrave luksoze dhe do të synojë sektorin e çelikut dhe atë energjetik”, deklaroi Borrell.
Sa i përket zgjerimit, zyrtari i Brukselit u shpreh se zgjidhja e kontestit me Bullgarinë do t’i hapte rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
“Do të bëjmë gjithçka për të hapur bisedimet. Shpresoj çështja me Bullgarinë të marrë zgjidhje. Çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë prioritet i lartë për BE-në”, u shpreh Borrell.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili















