Shkurt.ch
Borë në Zvicër në stinën e verës
Në disa lugina të Graubündenit kufiri i reshjes së borës ka zbritur në rreth 1000 metra lartësi mbidetare. Kjo ka pasur për pasojë mbulimin me borë të rrugëve dhe qafave të maleve
Një rrymë e ftohtë ajri ka ulur ndjeshëm temperaturat në Zvicër gjatë fundjavës që shkoi. Ndonëse me kalendar ende jemi në stinën e verës, në lartësira ka pasur edhe reshje bore. Në zonën në jug të Alpeve janë shënuar reshje shumë të fuqishme shiu. Të dielën ato kanë pushuar por kjo pauzë pritet të mos zgjasë shumë, shkruan meteonews.
Në San Bernardino (Graubünden) nga e shtuna për 36 orë ka pasur reshje shiu prej 138 litrash në një metër katror, transmetpn albinfo.ch. Në Robiei të po këtij kantoni, aknë qenë 128 litra. Po ashtu edhe në Kantonin e Tiçinos janë regjistruar reshje të fuqishme të shiut. Në Monte Generoso janë janë regjistruar 123 litra në një metër katror ndërsa në Locarno-Monti, 118.
Reshjet e fuqishme kanë bërë që të ulet kufiri i reshjes së borës. Kështu, në disa lugina të Graubündenit ai kufi ka rënë në rreth 1000 metra lartësi mbidetare. Kjo ka pasur për pasojë mbulimin me borë të rrugëve dhe qafave të maleve. Por, të dielën reshjet kanë pushuar gradualisht. Era që ka fryer drejt perëndimit ka sjellë ajër më të thatë në Zvicër, bën të ditur MeteoSchweiz.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











