Integrimi
Blerim Bunjaku braktis SP-në: “Ajo po i harron të huajt”
Zgjedhjet për Asamblenë e Winterthuiit mbahen në pranverën e vitit 2018 ndërsa partia e tij nuk e ka futur Blerimin as në listën prej 60 kanidatëve për anëtar të asamblesë
Blerim Bunjaku është një politikan shqiptarozviceran mjaft i pranishëm në mediat zvicerane. Në veçanti kur bëhet fjalë për qasjen e shoqërisë zvicerane ndaj të huajve dhe ndaj myslimanëve, Bunjaku është një bashkëbisedues të cilin e kërkojnë mediat, për shkakun se ai konsiderohet njohës nga brenda i këtyre komuniteteve. Albinfo.ch ka shkruar në vazhdimësi për aktivitetin politik dhe shoqëror të tij. Ai është dëshmuar edhe si luftëtar kundër radikalizimit të të rinjve myslimanë, për çfarë kishte ndërmarrë edhe iniciativa të ndryshme kontaktimi me organizatat që bëjnë bashkë myslimanët në regjion, xhexhësisht xhamitë. Në këtë kuptim, organizata “Fairwinti” që ai kishte themeluar në vitin 2015 konsiderohet si pararendëse e aktiviteteve që mori komuna e Winterthurit një vit më pas.
Ai qe zgjedhur edhe si përgjegjës për shkollat e një regjioni të Komunës së Winterthurit.
Ai qe bërë i njohur edhe për aplikacionin kompjuterik për natyralizim “Schweizermacher” me të cilin testohet gatishmëria teorike për t`u bërë shtetas zviceran.
Prej afër dy vitesh Blerim Bunjaku ishte aktiv në Partinë Socialdemokrate të Zvicrës (SP). Para kësaj ai ka qenë pjesë e EVP-së, me të cilën ka qenë i kandiduar për një vend në asamblenë komunale të Winterthurit, qytetit ku jeton, shkruan albinfo.ch. Më vonë ai e kishte braktisur EVP-në, një parti e vogël kjo, për të gjetur më shumë hapësirë në SP-në e madhe.
Por, nga java e kaluar Bunjaku nuk është më pjesë e SP-së. Siç ka shkruar gazeta Lantbote, dhe siç kanë transmetuar pastaj edhe shumë media tjera zvicerane, Blerim Bunjaku do të kandidojë për Stadtrat të Winterthurit si kandidat i pavarur. Zgjedhjet mbahen në pranverën e vitit 2018 ndërsa partia e tij nuk e ka futur Blerimin as në listën prej 60 kandidatëve për anëtar të asamblesë së përmendur. Këtu si duket është mbushur kupa dhe Bunjaku ka vendosur të largohet nga SP-ja.
Ai ka kritikuar me këtë rast se në partinë ku ka milituar dy vitet e fundit, ka gjetur fare pak interesim dhe mbështetje për punën e tij, përcjell albinfo.ch. Në një intervistë të publikuar sot në 20minuten ai i drejton kritika Partisë Socialdemokrate (SP/PS) se nuk angazhohet për të huajt që jetojnë këtu dhe kanë nevojë për integrim, ndryshe nga nami të cilin e ka kjo parti. SP po i harron njerëzit me prejardhje të huaj” është edhe titulli i intervistës në këtë medium. Ndërsa si alternativë të tij për këtë politikë, Bunjaku ofron një qasje “më afër popullit”.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











