E-Diaspora
Bled Bujupi editoi videon e prezantimit të Sanchezit në Manchester United
Skuadra e madhe angleze, Manchester United, ia ka besuar një shqiptari nga Kosova editimin final të videos së prezantimit në klub të Alexis Sanchez.
Regjisori kosovar, Bled Bujupi, ka punuar edhe më herët me ekipin anglez. Detajet e kësaj videoje të jashtëzakonshme janë finalizuar nga regjisori dhe montazheri kosovar, Bledar Bujupi. Ai jeton dhe punon në Mançester, është thirrur të dielën pasdite nga gjiganti botëror i futbollit, Manchester United, për një punë sekrete, raporton “KTV”.
Në stadiumin “Old Trafford” ndodhej ylli kilian i futbollit, Alexis Sanchez, me të cilin do të xhirohej dhe më pas montohej videoja e prezantimit, përcjell albinfo.ch.
Bujupi ka punuar me regjisorin Ben Thornleyn, të kompanisë Mob, për të përfunduar videon në të cilën Sanchez e luan në piano himnin ‘Glory Glory Man United’.
Për 24 orë videoja e prezantimit të Sanchezit është parë më shumë se 20 milionë herë në të gjitha rrjetet sociale.
“Isha shumë krenar dhe i privilegjuar kur më kërkuan ta bëj këtë punë. Që videoja e prezantimit të një prej lojtarëve kryesorë në Premier League t’i besohet një montazheri kosovar, është një privilegj i madh. Ka pasur shumë presion për këtë punë, por videoja finale është pritur shumë mirë nga tifozët e Manchester United në mbarë botën”, ka thënë Bujupi për KTV-në.
Ai ka shtuar se në secilën punë që e bën provon të jetë ambasador i Kosovës dhe të dëshmojë para botës për talentin e madh që njerëzit nga këtu kanë.
Më herët Bujupi gjithashtu e ka punuar edhe videon e prezantimit të Paul Pogbas në Manchester United. Ai bashkë me familjen e tij kanë shkuar si refugjatë nga Kosova në Angli, në vitin 1999.
https://koha.gjirafa.com/?video=shqiptari-editon-videon-e-prezantimit-te-sanchezit-tek-unitedi
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













