Bota

Bisedime të reja mes Merkelit dhe partive tjera

Analistët e shohin këtë si shansin e fundit të Merkelit për të formuar një koalicion të qëndrueshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të fillojë rundin e ri të bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës, në një përpjekje për t’i dhënë fund bllokadës politike në vend. Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve, Gjermania është ende pa qeveri të re.

Bisedimet, që pritet të zgjasin pesë ditë, do të përfshijnë Kristian-Demokratët e Merkelit, aleatët e saj të CSU-së dhe Social-Demokratët.

Analistët e shohin këtë si shansin e fundit të Merkelit për të formuar një koalicion të qëndrueshëm. E, aleatët e Bashkimit Evropian e shohin Gjermaninë si shtyllë të stabilitetit në bllok dhe shpresojnë që Merkel të ketë sukses.