Lajme
Biden, rekord absolut prej 80 milionë votash
Është bërë e ditur se dyshja presidenciale Joe Biden-Kamala Harris kaloi pragun e 80 milionë votave (80 026 721), një rekord absolut për një president të zgjedhur të SHBA-së, ndërkohë që numërimi presidencial nuk ka përfunduar plotësisht, thekson CBS, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, CBS kujton se Donald Trump, me 73 890 295 vota të vlefshme, është deri tani i dyti në histori për votat e siguruara gjatë zgjedhjeve presidenciale.
Ndërkohë. mbajtësi i medaljes së bronzit në historinë amerikane është Barack Obama, i cili gjatë mandatit të parë më 2008 arriti të marrë 69,5 milionë vota.
Transmetuesi amerikan kujton se 159 milionë amerikanë kanë votuar këtë vit, rreth 66,7% në total, një përqindje pjesëmarrjeje që nuk ishte regjistruar që prej vitit 1900. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











