Lajme
Biden e pret Merkelin në Shtëpinë e Bardhë
Sot, presidenti amerikan, Joe Biden, do të mirëpresë kancelaren gjermane, Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë në atë që pritet të jetë vizita e saj e fundit si kancelare.
Theksohet se pas disa muajsh Merkel nuk do të jetë më në krye të Gjermanisë.
Thuhet se vizita e saj vjen dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, të cilat do të ndryshojnë udhëheqësinë në Gjermani, për herë të parë nga viti 2005.
Takimi në Uashington pritet të vë në pah vazhdimësinë dhe stabilitetin e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe SHBA-së, si dhe konfirmohet ndryshimi i qasjes nën administratën e presidentit Biden, i cili është zotuar se të krijojë unitet me aleatët tradicionalë të SHBA-së, për dallim nga diplomacia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Biden është takuar me Merkelin gjatë punimeve të Samitit të shtatë vendeve më të industralizuara (G7), të mbajtur muajin e kaluar në Angli.
Biden ka thënë më pas se nga liderët evropianë, kancelaren gjermane e admiron më shumë.
Ai po ashtu ka thënë përmes një postimi në Twitter se lidhjet në mes të SHBA-së dhe Gjermanisë “janë më të fuqishme se kurrë”, duke shtuar se është i gëzuar që pret atë në Shtëpi të Bardhë “për të vazhduar punën”, transmeton REL.
Në takimin e 15 korrikut, dy politikanët veteranë pritet të diskutojnë pandeminë e koronavirusit, për Kinën dhe për projektin e gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, i cili bart gazin natyror nga Rusia në Gjermani.
Projekti i gazsjellësit, në vlerë të 11 miliardë dollarëve, është kundërshtuar nga SHBA-ja.
Uashingtoni beson se ai kërcënon sigurinë e energjisë evropiane.
Biden ka dhënë shenja në muajin maj, se është i gatshëm të lë mbrapa këtë çështje, duke hequr disa sanksione kundër subjekteve gjermane të përfshira në projekt, me arsyetimin se, meqë puna në gazsjellës gati ka përfunduar, sanksionet do të dëmtonin vetëm aleatët evropianë.
Merkel, në anën tjetër, ka thënë se projekti nënkupton vetëm bërje të biznesit me Rusinë, dhe projekti është çështje e sovranitetit kombëtar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













