Kosova
BFS: 300 mijë banorë të Zvicrës janë shqiptarë
Sa shqiptarë mendohet se jetojnë në Zvicër?
Thuhet se tre për qind e popullatës prej 9 milionë banorëve të Zvicrës janë shqiptarë. Këtë e ka konfirmuar edhe Zyra Federale e Statistikave në Bernë, përcjell albinfo.ch.
Sipas kësaj zyre, 300 mijë banorë të Zvicrës janë shqiptarë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre janë nga Kosova.
Christoph Freymond nga kjo zyrë ka thënë se numri i shqiptarëve në Zvicër është shtuar dukshëm dhe më shumë se komunitetet e tjera.
“Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”, ka thënë Freymond.
Referuar Zyrës Federale të Statistikave, mbi 90 mijë shqiptarë posedojnë pasaporta zvicerane.
Nga 300 mijë shqiptarët në Zvicër, mbi 200 mijë janë nga Kosova, 70 mijë nga Maqedonia, 20 mijë nga Lugina e Preshevës dhe 3500 nga Shqipëria.
Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbejnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend, të cilët janë shembull suksesi dhe integrimi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë










