Ai shënoi dy gola, por nuk arriti ta shpëtojë nga humbja ekipin e tij Western United ndaj Adelaide Unitedit.
Western Unitedi humbi këtë ndeshje në shtëpi me rezultat prej 4 me 3.
Berisha shënoi dy golat e parë për ekipin e tij, në minutat 12 dhe 43, derisa arrin në kuotën e 11 golave pas 15 xhirove, që e bën atë lojtarin e tretë më efikas në ligë.
🎯 Berisha's goal in his 200th. #WUNvADL #Bes200 pic.twitter.com/1MhOjlZdjV
— Western United FC (@wufcofficial) January 26, 2020
Goal number 2⃣ from Bes 🔥 #WUNvADL #Bes200 pic.twitter.com/WTpANShTRY
— Western United FC (@wufcofficial) January 26, 2020
Kjo ishte paraqitja e 200 e Berishës në kampionatin australian.
Në vendin e gjashtë Westerni ka tani 20 pikë, derisa Adeliade në vendin e pestë ka 21 pikë, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch