Lajme
Berset kundërshton kritikat për blerjen e miliona dozave të vaksinës
"Ne duam të jemi në gjendje t'i ofrojmë popullatës zvicerane vaksinat më të reja dhe më efektive në çdo kohë"
Deri më tani, në Zvicër janë injektuar 15.7 milionë doza vaksinash Covid 19. Tani, edhe 33 milionë doza të reja janë në dispozicion për vitin aktual. Sipas ministrit të Shëndetësisë Alain Berset, vendimi për të siguruar rezerva kaq të mëdha të vaksinave është marrë për të pasur më shumë siguri.
Ai ka mbrojtur sot para deputetëve të Dhomës Nacionale vendimin e Këshillit Federal për të rezervuar kaq shumë vaksina. “Siguria ka çmimin e saj”, ka thënë ai gjatë kohës së pyetjeve në parlament.
Udhëheqësi i grupit të qendrës, Philipp Matthias Bregy (VS) i kishte kërkuar atij një shpjegim për këtë vendim.
Këshilli Federal nuk dëshiron kurrë të ndodhet në një situatë ku duhet të vendosë masa drastike, është shprehur Berset. Vaksinimi është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim.
“Ne duam të jemi në gjendje t’i ofrojmë popullatës zvicerane vaksinat më të reja dhe më efektive në çdo kohë”.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë