Lajme
Berset bën apel: “Po hyjmë në një fazë delikate të luftimit të virusit”
"Koronavirusi po vazhdon të na e komplikojë jetën. Mbajtja e distancës, higjiena e duarve dhe gjurmimi i kontakteve vazhdojnë të jenë në shërbim të mbrojtjes2
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset, duke iu drejtuar popullatës së Zvicrës ka folur për fillimin e vjeshtës si një “fazë delikate” në luftën kundër koronavirusit.
Në një postim në Twitter, këshilltari federal apelon që popullata të vazhdojë të respektojë masat e higjienës, transmeton albinfo.ch.
Koronavirusi po vazhdon të na e komplikojë jetën. Mbajtja e distancës, higjiena e duarve dhe gjurmimi i kontakteve vazhdojnë të jenë në shërbim të mbrojtjes. Prandaj, Berset i bën thirrje popullsisë që të mbështesë njerëzit që e kanë kryer këtë “punë të vështirë”. “Do ta kalojmë mirë vjeshtën dhe dimrin.”
“Kushdo që është i infektuar nuk ka bërë domosdoshmërisht diçka të gabuar. Kjo gjë mund të ndodhë”, ka thënë Berset. Të gjithë ata që infektohen duhet të shkojnë në izolim. Dhe nëse dikush nga mjedisi juaj është i infektuar, ju absolutisht duhet t’i përmbaheni karantinës”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?