Lajme
Berlini shton një miliard euro për refugjatët
Qeveria Federale në Gjermani premtoi të japë këtë vit një miliard euro më shumë për strehimin dhe trajtimin e refugjatëve. Shtetet federale do të mbështeten në lehtësimin e barrës shtesë të komunave të tyre, siç thuhet në vendimin e Samitit të Refugjatëve, i cili përfundoi të mërkurën në mbrëmje në Berlin.
Deri më tani këtë vit, Qeveria federale ka vënë në dispozicion të landeve 2,75 miliardë euro shtesë. Në total, shpenzimet për refugjatët në Gjermani, përfshirë edhe strehimin e refugjatëve nga Ukraina, priten të jenë 16 miliardë euro.
Por qeveria qendrore në Berlin thotë se kjo ndihmë për landet nuk është e përhershme, ndryshe nga ç’kishin kërkuar më parë shefat e 16 shteteve federale në takimin në fjalë. Ky vendim u shty për në nëntor, në mbledhjen e radhës së kancelarit me kryeministrat e landeve.
Në një konferencë shtypi në orët e vona të mbrëmjes, kancelari Olaf Scholz (SPD) iu referua marrëveshjeve të planifikuara të riatdhesimit me vendet e origjinës, ndërsa duhet të ketë edhe marrëveshje për rrugët e ligjshme të emigracionit. Gjithashtu, sipas Scholz, duhet të promovohet mbrojtja në kufijtë e jashtëm evropianë.
Qeveria federale i ishte referuar më parë miliarda kontributeve që kishte bërë tashmë dhe fillimisht i kishte refuzuar pagesat shtesë. Por landet, si kurrë më parë, u bënë bllok përballë kancelarit dhe kërkuan ndihmë për përballimin e kostove gjithnjë e më të larta dhe numrin gjithnjë e më të lartë të refugjatëve që hyjnë në Gjermani.
Ministri Federal i Financave, Christian Lindner, kishte theksuar vazhdimisht se Qeveria federale nuk mund të shpenzonte më shumë para. “Qeveria federale nuk është e përgatitur të zgjidhë thjesht një problem ekzistues me para”, tha Christian Lindner (FDP) një ditë më parë. /dw
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











