MARKETING

“Benedict Schule” mirëpret të rinjtë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Shumë të rinj nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut synojnë Zvicrën dhe vendet tjera të Evropës për një jetë më të mirë. Jo çdo fillim në një vend tjetër është i lehtë për t’u integruar në tregun e punës po edhe në përgjithësi, në shoqërinë e vendit pritës.

Shkolla e njohur profesionale “Benedict Schule” në Cyrih ofron shkollime profesionale që zgjasin nga 3 deri 6 muaj për të gjithë ata që tashmë kanë bërë plane që të integrohen në tregun evropian të punës. “Në pajtim me rregulloret  për migracion ne mund të mundësojmë shkollime  profesionale dhe të gjuhës për të rinjtë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, thotë për albinfo.ch Heinrich Meister, CEO dhe President i Shkollës Benedict.

 

Heinrich Meister, CEO dhe President i Shkollës Benedict.

Emigracioni i lartë i moshave të reja nga këto vende ka shtyrë menaxhmentin e shkollës të mendojë për lehtësimin e integrimit të të rinjve në Zvicër, ka thënë Arsen Shoshi, drejtor për investime dhe anëtar i bordit të kësaj shkolle, i cili është dora e djathtë e presidentit të “Benedict Schule», Heinrich Meister.

“Vështirësitë që i hasin të gjithë në fillimin e tyre sa i përket orientimit profesional dhe gjuhësor na kanë shtyrë që në bashkëpunim me autoritetet për migracion të Zvicrës të mundësojmë shkollimin e tyre fillestar profesional në “Benedict Schule”, thotë Arsen Shoshi. Ai tregon më tutje se kurset të cilat do organizohen për të rinjtë nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të zgjerojnë aftësitë gjuhësore e po ashtu do të forcojnë besimin e tyre për tu integruar dhe ambientuar në jetën e përditshme në Zvicër.

Po ashtu edhe mungesa e theksuar e fuqisë punëtore në Zvicër ka bërë që autoritetet të mendojnë për forma dhe mekanizma që shpejtojnë procesin e integrimit të tregun e punës, thotë më tutje Shoshi.

“Benedict-/BVS-Schule” përcjell vit pas viti breza studentësh të diplomuar, të cilët i përgatit për të qenë të gatshëm për tregun e punës. Pjesë e suksesit të shkollës Benedict-/BVS tash e dy dekada janë edhe vëllezërit Shoshi, të cilët kanë arritur që me sukses të menaxhojnë këtë institucion të lartë arsimor në Cyrih.

Ky institucion, prej vitesh ka diplomuar në shumë vende të botës me mijëra studentë për çdo vit, të cilët kanë arritur të afirmohen në sektorë të ndryshëm në tregun e konkurrencës së fortë të punës.

Shkolla e njohur profesionale “Benedict Schule” në Cyrih nga 1 nëntori 2022 është zhvendosur në lokacionin e ri, në afërsi të drejtpërdrejtë me stacionin e trenit në Altstetten, lagje kjo në rritje, e Cyrihut.

Kjo shkollë është etabluar tashmë si një institucion arsimor lider me kurse të orientuara drejt praktikës dhe vizionare në fushat e gjuhëve, tregtisë/tregtisë, IT/biznesit dixhital, mjekësisë/ shëndetësi dhe biznes/menaxhim.

Autor i fotografive: Armend Berisha