Integrimi
Benedict Education Group: Këtë vit, më shumë magjistra shqiptarë
“Në mesin e qindra studentëve figurojnë edhe emra shqiptarë. Janë me dhjetëra prej tyre që po marrin një diplomë. », thotë për albinfo.ch, Arsen Shoshi, drejtor për investime dhe anëtar i bordit “Benedict Education Group”.
Sërish vjen koha e diplomimeve, dhe kjo do të thotë se para se një grup njerëzish t’i bashkohen fuqisë punëtore, ata pranojnë lamtumira dhe urime nga profesorët e tyre.
Më 17 maj 2019 është mbajtur ceremonia zyrtare e diplomimit në Hotel Marriott Zurich.
Në ceremoninë e diplomimit të Benedict-/BVS-Schule morën pjesë prindër dhe të gjithë studentët të cilët me sukses diplomuan dhe shumë të ftuar tjerë.
Presidenti i Benedict-/BVS-Schule në Cyrih, Heinrich Meister ka uruar dhe ndarë diplomat në mënyrë solemne për studentët e diplomuar.
Për të gjithë organizimin ishin angazhuar si herëve tjera edhe vëllezërit Shoshi.
Për një ceremoni e tillë duhet angazhim dhe përkushtim i madh ngase janë rreth 500 të rinj që do marrin një diplomë.
Për shqiptarin Arsen Shoshi nuk është hera e parë. “Një ceremoni të këtillë e përgatisim për çdo vit dhe krenohemi se të rinjtë po avancojnë në karrierën e tyre, sidomos studentët shqiptarë”.

“Në mesin e qindra studentëve figurojnë edhe emra shqiptarë. Janë me dhjetëra prej tyre që po marrin një diplomë. », thotë për albinfo.ch, Arsen Shoshi, drejtor për investime dhe anëtar i bordit “Benedict Education Group”.
Ai tha se kjo ceremoni e diplomimit është shumë e veçantë për të.
Shoshi ka rekomanduar po ashtu të gjithë të rinjtë që të zgjedhin Benedict-/BVS-Schule, sepse në këtë mënyrë do të përgatiten edhe më tutje për tregun e punës.
Me këtë rast janë ndarë diploma dhe mirënjohje për studentë të dalluar. Prindër e studentë janë ndarë shumë të kënaqur me nivelin e arsimit dhe mundësitë që ofrohen në Benedict-/BVS-Schule dhe kanë rekomanduar të tjerët që të zgjedhin të njëjtin për avancimin e tyre në karrierë.
Në mesin e studentëve të diplomuar, është edhe Kushtrim Kryeziu nga Cyrihu. Kryeziu, i cili është me origjinë nga Rahoveci I Kosovës, ka diplomuar master në menaxhment në biznes (Betriebswirtschafter). Ai thotë se është shumë e kënaqur me shkollimin në Benedict.
Edhe lir Shurdhani me origjinë nga Gjilani me vendbanim në Pfäffikon të Cyrihut ka marrë një diplomë të premten. Ai shpesh ishte pyetur se pse kishte zgjedhur Benedict-/BVS-Schule, mirëpo ai thotë se sot ndihet shumë krenar me zgjedhjen që ka bërë.
«Benedict Schule» në Cyrih ofron programe studimi në një spektër të gjerë e në shumë fusha e degë, duke filluar që nga Mjekësia e deri tek programet Master dhe Bachelor.
Gjatë ceremonisë, të pranishmit janë argëtuar me muzikë live në një koktej të organizuar nga Benedict Schule, kurse kulmi i ceremonisë ka qenë kur studentët kanë hedhur kapelat studentore, që është një traditë në këso ngjarjesh.
Foto:Leonora Elshani-Murati
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten















