Lifestyle
Bendi i shkollës në Parkland performon në New York
Pothuajse tri javë pas sulmit të dytë më vdekjeprurës në SHBA në një shkollë publike, bendi simfonik i shkollës së mesme “Stoneman Douglas” nga Parkland ishte në Nju-Jork për të performuar në Carnegie Hall.
Nxënësit nga Parkland ushtruan para performances, derisa disa thanë se muzika u ka ndihmuar që të ballafaqohen me tragjedinë, përcjell albinfo.ch.
“Është mënyra më e mirë për t’u shprehur dhe për të treguar atë çfarë ndjenë, sepse këto dy javët e shkuara ishin vërtet shumë të rënda për ne, e me këtë orkestër ia dolëm të mbledhim vetën”, tha klarinistja Sophie Chee.
Udhëheqësi i bendit, Alex Kaminsky, tha se sulmi pothuajse i bëri që të anulojnë udhëtimin drejt Nju-Jorkut, por ndjeu se nxënësit e tij kishin nevojë për diçka që do t’u ndihmonte të ecin tutje.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë











