Portrete të firmave
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Më 19 prill do të flasin figurat më të njohura të ndërmarrësve shqiptarë te ndërtimit, financave dhe investimeve në Zvicër: Avni Orllati, Labinot Haxhaj, Gzim Hasani, Liburn Mehmetaj etj.
Tashmë është bërë publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran të Gjenevës, që në fokus ka patundshmëritë, investimet dhe financat. Qëllimi i këtij takimi është të bashkojë ndërmarrës shqiptaro-zviceranë të sektorit të patundshmërive dhe financave në Zvicër, Kosovë dhe Shqipëri.
Do të keni rastin të takoni shqiptarët më të suksesshëm të sektorit të patundshmërive, invstimeve dhe financave dhe nga kompanitë inovative të krijuara nga shqiptaro-zviceranët.
Kjo ngjarje do të promovojë për herë të parë figura të njohura më me ndikim në sektorin e patundshmërive, investimeve dhe finanacave.

Tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në Forum Avni Orllati, strategu, i cili është në krye të gjigantit të ndërtimit dhe themelues i grupit Orllati në Zvicër.

Po ashtu në këtë Forum do të prezantohet edhe Labinot Haxhaj, njëri nga shqiptarët më të suksesshëm të sektorit të ndërtimit në pjesën frankofone të Zvicrës dhe udhëheqës gjeneral i “Probat Group».

Do të dëgjoni për herë të parë për kompaninë DM Bau AG, e cila menaxhohet nga shqiptarët, më shumë se 25 vjet, ajo ka krijuar ndërtesa modulare me elemente druri në tërë Zvicrën.

Në Forum do të prezantohen edhe projektet më të bukura turistike në Shqipëri nga Balfin Real Estate & Hospitality për admiruesit e bregdetit dhe Rivierës shqiptare.
Do të keni mundësinë të gjeni dhe të bëni investimet tuaja në prona të patundshme, në projektet më të bukura turistike në Shqipëri.

Po ashtu do të njiheni me Modium, një studio arkitekture, e cila po ndryshon parimet e ndërtimit në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe Zvicër!
Duke përdorur teknologjitë më të fundit dhe inovacionin në dizajnin modular, ata kanë krijuar mbi 200 projekte të mahnitshme në mbi 1.8 milionë metra katrorë.
Në këtë Forum do të mbahen disa panele diskutimesh për mundësitë e investimeve ndërmjet e Kosovës dhe Zvicrës, me specialistë si Pren Pervorfi, COO i kompanisë së njohur të financave smzh, Liburn Mehmetaj etj., dhe në fund mbyllet me një darkë të përbashkët speciale!
Për të rezervuar vendin klikoni në link: Patundshmëri, investime dhe financa | Führungen & Vorträge | Business-Treff | 19.04.2024 (eventfrog.ch)
Sponzor medial i këtij eventi është platforma mediale albinfo.ch.
Forumi mbahet të premten, më 19.04.2024, nga ora 14:00 deri në orën 20:00, në 8 OAK& Centre de lEspérance, Genève (CH) në Gjenevë.
Agjenda në vijim:
Agjenda
Shkarko DokumentinTë tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh Historia e familjes Popova është histori e punës, përkushtimit dhe dashurisë për gastronominë... -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë -
Kur ëndrra bëhet realitet: Katy Perry i këndon për ditëlindje Erës në Sunny Hill -
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor











