Kosova
Bebe Rexha, ylli i natës së parë të “Sunny Hill Festivalit”
Bebe Rexha elektrizoi skenën e “Sunny Hill Festival”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë ylli i natës së parë të “Sunny Hill Festivalit”, i cili ka nisur të enjten në Bërnicë të Poshtme, nja dhjetë kilometra nga qendra e Prishtinës. Prej muzgut, skena u është lënë artistëve vendorë, e dhjetë minuta para orës 23:00, skenën kryesore e ka pushtuar Bebe Rexha. E ka nisur me “Me Myself & I”. Pas tri këngëve, i është drejtuar publikut në shqip. “Unë jam Bebe Rexha dhe jam shumë e lumtur që jam në Kosovë për herë të parë”, kanë qenë fjalët e para të saj, e pastaj ka nxjerrë fanellën me mbishkrimin “J’adore Prishtina”. Ka ftuar për t’iu bashkuar në festë për unitet e bashkim. “E kam prindin nga Dibra dhe gjakun e kemi një”, ka thënë ajo. Këngën “Say My Name“ e ka sjellë në një lloj versioni tradicional me tupanë e çifteli në skenë. Performanca elektrizuese e saj ka zgjatur rreth një orë. Në zonën VIP, është parë edhe Dua Lipa. Artistët vendorë sërish e kanë mbajtur ritmin, e pak para orës 01:00, atmosferën e ka elektrizuar DJ Regard, artisti nga Kosova i njohur botërisht. DJ Black Coffee, ka qenë rrëfim më vete, si ylli i dytë i mbrëmjes së parë që ka zgjatur gati deri në lindjen e diellit. E, “Sunny Hilli” do të sjellë edhe tri net të tjera.
Ritmin e “Sunny Hill Festivalit” dy orë pas mesnatës e ka marrë nën kontroll DJ i njohur botëror, Black Coffee, me një remiks të lehtë, ku në një version të tijin unik vjen edhe “Believe” e vitit 1998 kënduar dikur nga këngëtarja Cher. Impozante duket skena e ndriçuar fillimisht me ngjyra rozë. Atmosfera është elektrizuar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












