Skip to content

Bebe Rexha shpërblehet me çmim në BMI Awards

Çmimet BMI janë ceremoni vjetore për kompozitorë në zhanre të ndryshme të organizuara nga Broadcast Music, Inc., duke nderuar autorët e këngëve dhe këngëtarët interpretues. 

Çmimi kryesor i muzikës pop u themelua në vitin 1952, gjersa këtë vit festohet edicioni i 67-të i tij. 

Këngëtari i famshëm Sting, është nderuar për këngën e tij hit “Every Breath You Take”, e cila është bërë kënga më e dëgjuar në katalogun BMI të mbi 14 milionë veprave muzikore. 

Ngjarja është zhvilluar në Hotelin Beverly Wilshire në Los Angeles, duke nderuar kompozitorët dhe prodhuesit e këngëve popullore më të suksesshëm të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.  

Në këtë eveniment e pranishme ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. 

Ajo është shpërblyer me çmimin “Kënga më e performuar e zhanrit POP”, për vitin 2018, për këngën “Meant to be”, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch. 

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet artistja teksa ka publikuar disa imazhe të trofeut në InstyaStory, duke u ndjerë falënderuese ndaj eventit që e nderoi me këtë çmim. 

“Meant to be” përndryshe ka qenë një ndër hitet më të mëdha në karrierën e Bebe Rexhës, që deri më tani numëron mbi 760 milionë shikime vetëm në kanalin YouTube. 

Është pikërisht ky projekt muzikor në bashkëpunimin me grupin Florida Georgia Line, që i ka dhuruar asaj nominime në disa çmime ndërkombëtare si: Grammy, MTV Vma, AMA, MTV Ema, etj.