Lifestyle
Bebe Rexha: Për mua fitore janë nominimet
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ishte nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”.
Por këngëtarja 29-vjeçare nuk mundi të fitonte asnjë çmim në këtë ngjarje të madhe muzikore që u mbajt në Staples Center në Los Angeles mbrëmë, më 10 shkurt.
Rexha në një postim në Instagram u shpreh se ishte e nderuar që ishte pjesë e Grammyt dhe se për të fitorja janë nominimet, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Faleminderit Grammy Awards për mbrëmjen më të mrekullueshme dhe nderin që isha e nominuar në dy kategori me artistë kaq të talentuar dhe të respektuar. Sonte jam në një festë mes ‘një fitueseje dhe humbëseje’, sepse për mua fitorja janë nominimet”, ka shkruar Rexha.
Ndërsa këngëtarja tjetër e famshme e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka fituar dy çmime në 61-vjetorin e “Grammy Awards”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













