Lajme
BE ofron 400 milionë euro për blerjen e vaksinave COVID 19
Komisioni Evropian tha të hënën se do të kontribuojë me 400 milionë euro në një iniciativë të udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit për të blerë vaksina COVID-19.
Nisma, e quajtur COVAX, synon të blejë 2 miliardë doza deri në fund të vitit 2021 të vaksinave të mundshme COVID-19 nga disa prodhues të tyre.
Komisioni i BE-së po negocion blerje paraprake të vaksinave COVID-19 në emër të 27 shteteve të BE-së.
“Sot, Komisioni po njofton një kontribut prej 400 milionë eurosh në COVAX për të punuar së bashku në blerjen e vaksinave të ardhshme në të mirë të vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Komisioni shtoi në një deklaratë se ishte gati, së bashku me shtetet e BE-së, “të vendosnin ekspertizë dhe burime në punë brenda COVAX për të përshpejtuar dhe shkallëzuar zhvillimin dhe prodhimin e një furnizimi global të vaksinave për qytetarët në gjithë botën”, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
- Bitcoin në rënie: Nga pritshmëritë për 128 mijë dollarë drejt një beteje për të qëndruar mbi 60 mijë dollarë
- BE autorizon 659 milionë euro mbështetje për Gjermaninë për ndërtimin e fabrikave të çipave
- Nestlé akuzohet për tërheqje “diskrete” të qumështit të kontaminuar për foshnja në disa vende evropiane
E-Diaspora
-
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi I larguar nga Gostivari në fëmijëri, Erduan Rexhepi ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në Itali. Sot... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas










