Kosova
BE-ja sqaron masat ndaj Kosovës: Të njëjtat edhe për Serbinë
Sot, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi se masat e marra prej bllokut europian janë për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve për uljen e tensioneve në veri, përcjell albinfo.ch.
“Kosova fatkeqësisht ende nuk i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm. Prandaj, BE – siç tregohet në deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë për politikë të jashtme dhe sigurinë – ka vendosur të zbatojë një sërë masash”, u shpreh ai. Kemi pezulluar përkohësisht punën e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
“Kosova gjithashtu nuk do të ftohet në evente të nivelit të lartë dhe vizitat dypalëshe do të pezullohen, përveç atyre të fokusuara në zgjidhjen e krizës në veri në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Stano, duke shtuar se Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të IPA 2024 është pezulluar gjithashtu. Zëdhënësi sqaroi se këto masa janë të përkohshme dhe se Brukseli është duke monitoruar edhe Serbinë. Në rast se Beogradi nuk i përmbush kërkesat që i janë drejtuar, atëherë masa do të merren edhe ndaj tij.
“Këto masa janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme në varësi të zhvillimeve në terren dhe vendimeve për shtensionim të situatës në Kosovë. BE-ja po monitoron gjithashtu nga afër përmbushjen e kërkesave tona nga ana e Serbisë, dhe është e gatshme të marrë masa dhe ndaj saj”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Situata në veri të Kosovës është kthyer në shqetësim serioz për BE. “Ne nuk mund të përballojmë paqëndrueshmëri, tensione dhe dhunë. E kemi dënuar dhunën dhe vazhdojmë thirrjet për shtensionimin e menjëhershëm nga të dyja palët”, nënvizoi Stano. Ai përsëriti se presin nga Kosova të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës e të organizojë sa më shpejt zgjedhjet e reja, në të cilat të ketë pjesëmarrësve të pakushtëzuar të serbëve atje.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
Jeta në Austri
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri? Austria ka një përzgjedhje të gjerë të supermarketeve cilësore, por ka disa dallime kryesore rajonale për...
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?
-
Si mund t’i zgjidhë Vjena “problemet e saj të imigracionit”?
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit