Shkurt.ch
BE ia heq Zvicrës barrierat për marrëdhëniet tregtare
Presidentja e federatës, Doris Leuthard është shprehur e kënaqur me përgjigjen pozitive të ardhur nga BE-ja. Ky është një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në, ka thënë ajo
Bashkimi Evropian ka vendosur që t`i vijë në ndihmë Zvicrës për tejkalimin e barrierave teknike në fushë të tregtisë. Këtë e tregon me heqjen dorë nga bllokada që ka pasur në lidhje me këtë dosje.
Marrëveshja për heqjen e barrierave teknike të tregtisë ka rëndësinë e vet të madhe për ndërmarrjet ose firmat. Me ekzistimin e një marrëveshjeje të tillë, firmat zvicerane nuk detyrohen që të certifikohen vetë për tregun e BE-së. Kjo për faktin se u mjafton leja e Zvicrës.
Presidentja e federatës, njëherësh ministre për trafik dhe energji, Doris Leuthard është shprehur e kënaqur me përgjigjen pozitive të ardhur nga BE-ja. Ky është një hap i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në, ka thënë ajo.
Nisur nga fakti se standardet e industrisë zhvillohen në vazhdimësi, marrëveshja do të përshtatet në mënyrë të rregullt periodikisht. Këtë përshtatje BE-ja e kishte bllokuar gjatë muajve të fundit.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













