Kosova
BDI, kundër vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin mbi gjuhët
Për BDI-në vendimi i Gjykatës Kushtetuese që të dëgjojë mendime nga ekspertët lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve është i papranueshëm. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, theksoi se nismat duhet të hidhen poshtë dhe të mbyllet kapitulli.
“Me rëndësi për ne është që sot përderisa janë etnikisht të pastër aty, kanë përgjegjësinë morale përpara komunitetit maqedonas që në këtë seancë të hedhin poshtë që të 13 iniciativat dhe përfundimisht të mbyllet ky kapitull dhe të mos lihen gjërat të hapura”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Të martën Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut ka shtyrë seancën për të shqyrtuar ankesat për Ligjin për Gjuhët në Maqedoninë e Veriut.
Për këtë çështje do të vendoset pas konsultimit me partitë politike dhe ekspertët.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











