Shkurt.ch
Bazel: 110 mijë veta festojnë 1 Gushtin me fishekzjarrë
Sipas njoftimeve të bëra nga autoritetet e sigurisë, festa është mbajtur nën masa më të ashpra sigurie se zakonisht
Rreth 110 mijë veta në Bazel në mbrëmjen e të hënës i janë gëzuar ndezjes së fishekzjarrëve për nder të 1 Gushtit, festës nacionale të Zvicrës. Rreth orës 23 nga dy anije të ndalura në lumin e Rajnës janë hedhur në ajër mijëra fishekzjarrë.
Në brigjet e Rajnës, restorante të shumta, stenda me mallra të ndryshme dhe muzika kanë krijuar një atmosferë festive. Sipas njoftimeve të bëra nga autoritetet e sigurisë, festa është mbajtur nën masa më të ashpra sigurie se zakonisht. Në përgjithësi ka rrjedhur pa ndonjë incident që vlen të përmendet.
Qyteti i Bazelit e feston 1 Gushtin zakonisht në mbrëmjen para kësaj date. Pas festës së përmendur të fishekzjarrëve në Rajnë, më 1 gusht mbahet manifestimi zyrtar federal në kodrën Bruderholz.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C











