Integrimi
Bavaria do t`ua heqë të drejtën e punës refugjatëve nga Ballkani
“Mohimi i të drejtës së punës do ta bëjë të qartë se me shtrimin e kërkesave pa gjasa për azil të mos ndiqet qëllimi për punësim në Gjermani”
Azilkërkuesit nga Ballkani, gjegjësisht nga Evropa Juglindore dhe nga shtetet që hyjnë në kategorinë e “vendeve të sigurta” nuk do të duhet të kenë të drejtë pune në landin e Bavarisë. Kjo është një masë përmes të cilës Ministria e Brendshme e landit provon të “trembë” azilkërkuesit nga vendet e ish Jugosllavisë dhe nga Shqipëria.
“Mohimi i të drejtës së punës do ta bëjë të qartë se me shtrimin e kërkesave pa gjasa për azil të mos ndiqet qëllimi për punësim në Gjermani”, thuhet në një letër qarkore që ministria ua ka drejtuar shtatë qarqeve qeveritare të landit.
Letra në fjalë është publikuar të mërkurën nga Këshilli për Refugjatë i Bavarisë i cili akuzon qeverinë për “ballkanofobi” dhe shkelje të ligjit, shkruan welt.de. “Qeveria po qëndron hapur mbi frikësimin përmes shkeljeve nga më të ndryshmet që mund t`u bien në mend, madje edhe kur ato janë në kundërshtim me ligjin ose e shkelin kushtetutën”, ka thënë për mediet Alexander Thal nga Këshilli për Refugjatë.
Edhe Partia e Gjelbër ka kritikuar ministrinë në fjalë, transmeton albinfo.ch. “Ndërkohë që kërkesa për fuqi punëtore në Bavari po rritet me të madhe dhe ndërmarrje të shumta po kanë probleme të plotësojnë vendet e tyre për zanat, ministri nga CSU, Herrmann, pengon në mënyrë aktive integrimin e refugjatëve të moshës së re në tregun e punës”, ka thënë një përfaqësuese e kësaj partie.
Ditë më parë, qeveria e Bavarisë pati vendosur që azilkërkuesve nga Ballkani t`u shkurtohen ndihmat ndërsa qëndrimi më i ri që atyre të mos u lejohet e drejta e punës është edhe një hap drejt ashpërsimit të qasjes ndaj kësaj kategorie azilkërkuesish.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C E diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e specializuar në Gjinekologji dhe Obstetrikë në... -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













