Lajme
Bastisje në Departamentin Migracionit në Vjenë, shqiptarja akuzohet për marrje ryshfeti
Një zyrtare e Departatamentit të Migracionit në Vjenë dyshohet se, ka ndikuar ndjeshëm në procesin e dhënies së lejeqendrimeve dhe nënshtetësisë për bashkëkombësit e saj
MA 35 (Departamenti i Migracionit dhe Shtetësisë) është ne thumb të kritikës tash e disa vite. Qytetarë të shumtë në Vjenë ankohen për kohëzgjatje tepër të gjata të përpunimit të lëndëve, akses të dobët, dokumente të humbura ose juridiksion të paqartë.
Siç raportoi fillimisht “Krone.at”, një kontroll
i hetuesëve nga Zyra e Prokurorit Publik Qendror për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (WKStA), u zhvillua të hënën e kaluar në zyrët e „Magistratit“ kryesor në Vjenë, përkatësisht në rrugën Dresdner Straße, në Bezirkun e 20-të. Aty u kontrollua zyra e një punonjëse dhe u konfiskuan gjësende dhe pajisje zyrtare,transmeton albinfo.at
Zyra e migracionit është kryesisht përgjegjëse për të drejtat e qëndrimit të njerëzve që vijnë në Austri ose dëshirojnë të jetojnë këtu, siç janë bashkimi familjar, viza „Rot-Weiss-Rot”, marrja e nënshtetësisë ose lejet e qëndrimit afatgjatë të BE-së.
Akuzat janë serioze: Dyshohet se jo gjithçka ka qenë e rregullt në dhënien e lejeve të qëndrimit dhe ndoshta edhe në dhënien e nënshtetësive brenda lëndeve që ajo i ka përpunuar. Përveç gruas, një punonjës tjetër i po këtij departamenti i raportonte asaj, është gjithashtu nën hetim.
Hetimet janë duke vazhduar në zbardhjen e detajuar të rastit, nëse ekziston një rrjet i korruptuar brenda autoriteteve të migracionit. Ekzistojnë gjithashtu dyshime se janë bërë pagesa në para të gatshme për të përshpejtuar procedurat.
Një kontroll i mëtejshëm u krye në banesën private të zyrtares së departamentit. Telefoni celular i punës iu sekuestrua gjatë kontrollit. Zyrtarja është pezulluar nga puna dhe me gjasë mund ta humb vendin e punës.
Në përgjigje për „Krone Zeitung“ MA 35 deklaroi se po bashkëpunonte “ngushtësisht me autoritetet hetuese” dhe se “akuzat duhet të hetohen plotësisht”.
Statistika që ngrehin dyshime
Sipas informacioneve nga gazeta “Krone”, thuhet se e akuzuara ka rrënjë shqiptare. Kjo e bën një statistikë veçanërisht interesante: gruaja dyshohet se ka ndikuar ndjeshëm në procesin e dhënies së shtetësisë për bashkëkombësit e saj. Në vitin 2023, shtetësinë austriake e morën 57 shqiptarë. Vitin pasardhës, numri u rrit në 81, ndërsa në vitin 2025, kishte arritur në 105 – një rritje prej 84 përqind në vetëm dy vjet.
FPÖ kërkon të rishikohen të gjitha lëndët e nënshtetësisë
Akuzat kanë shkaktuar kritika të mëdha, veçanërisht brenda Partisë së Lirisë së Austrisë (FPÖ) të Vjenës. Kryetari i grupit parlamentar, Maximilian Krauss, kërkon që “të gjitha shtetësitë dhe lejet e qëndrimit të përpunuara ose të vendosura nga individët e përfshirë në MA 35 të rishikohen dhe, nëse është e nevojshme, të revokohen.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












