Shkurt.ch
Bastiset klubi i natës, arrestohen 5 gra nga Shqipëria e Serbia dhe pronari i klubit
Kjo nuk ishte hera e parë që bastisej ky klub. Në vitin 2016 në një kontrollim të ngajshëm ishin arrestuar 16 “zonja animuese”, një këngëtar nga Maqedonia dhe pronari i klubit
Policia e Kantonit të Cyrihut ka bërë në natën e mbrëmshme një kontrollim në një klub në Glatbrugg të Cyrihut (komuna Opfikon). Me atë rast ajo ka arrestuar gjashtë persona nga Shqipëria dhe nga Serbia, shrkuan polizeinews.ch.
Policët kanë kontrolluar rreth 60 mysafirët që ndodheshin në ambientet e klubit si dhe të punësuarit dhe menaxhuesin e klubit, gjegjësisht barit, transmeton albinfo.ch. Me atë rast i kanë ndaluar pesë gra të moshave nga 26 deri 48 vjeçare me shtetësi të Shqipërisë dhe të Serbisë, të cilat nuk kishin leje përkatëse pune.
Menaxhuesi i klubit, një shtetas 34 vjeçar i Serbisë është arrestuar po ashtu për shkelje të ligjit për të huajt. Në klub është konfiskuar edhe një armë.
Albinfo.ch merr vesh se fjala është për klub që është në menaxhim të shqiptarëve dhe i frekuentuar nga shqiptarët.
Të arrestuarit pas marrjes në pyetje nga prokuroria do t`u nënshtrohen masave në përputhje me ligjin për të huajt, që janë në kompetencë të Zyrës për Migracion.
Siç shkruajnë mediet lokale, kjo nuk ishte hera e parë që bastisej ky klub. Në vitin 2016 në një kontrollim të ngajshëm ishin arrestuar 16 “zonja animuese”, një këngëtar nga Maqedonia dhe pronari i klubit.
E-Diaspora
-
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen Fëmijët shqiptarë të kësaj zone tashmë kanë mundësi të ndjekin mësimin në gjuhën amtare, ndërsa Konsullata... -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











