Kosova
Bashkohet opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Të shtunën e 17 shkurtit partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë nënshkruar deklaratën për bashkimin opozitar shqiptar, të cilin e vlerësojnë si “hap të rëndësishëm drejt unifikimit të partive shqiptare” në këtë shtet.
Koalicioni opozitar do të mbajë emrin “VLEN”, ndërsa deri tani quhej Lidhja Evropiane për Ndryshim.
“Bashkimi po hedh themelet e një epoke të re mes partive shqiptare në vend, duke shfaqur një unitet të përbashkët për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e shqiptarëve në vend”, thuhet në deklaratën e nënshkruar në Shkup.
Deklarata u nënshkruar edhe nga nga Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, partia e të cilit mbështet opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Lëvizja Vetëvendosja, që drejtohet nga Kurti, do të ketë anëtarë të saj në listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut më 8 maj.
Pjesë e opozitës janë partitë që deri tani përbënin Lidhjen Evropiane për Ndryshim: Lëvizja Demokratike, Alternativa, Lëvizja Besa. Tani pjesë e tyre është edhe Aleanca për Shqiptarët që drejtohet nga Arben Taravari.
Taravari të enjten, më 15 shkurt, shpalli kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e 24 prillit.
“Unë s’dua më të përmend kundërshtarë politikë, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22-vjeçar që i mërgoi shqiptarët, i nënçmoi shqiptarët në çdo aspekt, e prishi dhe shkatërroi gjithë sistemin e vlerave që ekzistonin te shqiptarët. Prandaj, kundërshtari ynë është sistemi i kalbur. Lëvizja po vjen, Lëvizja do ta sjellë ndryshimin më 8 maj”, tha Taravari.
Para shpalljes së kandidaturës, Arben Taravari dhe përfaqësues të tjerë opozitarë kishin pasur një takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku temë debati kishte qenë edhe “nevoja që shqiptarët të dalin me kandidat për president”.
“Më 24 prill ne do të dëshmojmë dhe do të demonstrojmë që ky shtet ka dy shumica dhe dhjetëra pakica dhe ne si shumicë e dytë kemi kapacitet intelektual, njerëzor që të garojmë për president të këtij shteti”, deklaroi Izet Mexhiti, një nga përfaqësuesit e opozitës shqiptare.
Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet që drejtohet nga Ali Ahmeti, që do të garojë përballë opozitës, ende nuk ka bërë të ditur nëse do të marrë pjesë me kandidatë të tij në zgjedhjet presidenciale apo të mbështesë kandidatin e Lidhjes Social Demokrate, sikur në zgjedhjet e kaluara.
Partitë kanë afat të shpallin kandidaturat për president deri më 19 mars. Zgjedhjet për president do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj./Top Channel
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













