Lajme
Bashkimi familjar shton emigracionin
Njëra ndër arsyet kryesore të migrimit të kosovarëve nëpër shtete të ndryshme të Evropës, sipas UNDP-së, është bashkimi me familjet e tyre dhe punësimi
Bashkimi i lidhjeve familjare mbetet arsyeje kryesore që nxit migrimin e shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në një raport të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me temë “Ecuritë demografike, migracioni dhe Diaspora kosovare”, që u prezantua në Prishtinë.
Besnik Krasniqi nga UNDP-ja, me këtë rast ka prezantuar raportet preliminare të raportit të zhvillimit njerëzor.
Ai ka thënë se për të analizuar hollësisht potencialin e zhvillimit njerëzor dhe ndërlidhjen e tij me mobilitetin, UNDP-ja ka bërë disa projeksione që janë bazuar kryesisht në të dhënat e regjistrimit të popullsisë.
Sipas Krasniqit, arsyet kryesore të migrimit të qytetareve nga Kosova janë pa dyshim lidhjet familjare, mirëpo ai nuk e ka përjashtuar edhe punësimin, si një arsye tjetër që ka shtyrë shumë të rinj të lëvizin drejt Evropës.
Mirëpo siç thotë Krasniqi, qytetarët që janë më të shkathtë në tregun e punës, lanë si motiv që të punojnë, ndërsa kapitalin e tyre ta sjellin në Kosovës, duke investuar këtu. Ndërsa, sipas UNDP-së, ka emigrantë që kanë lindur atje, ose kanë një prind të huaj, dhe ata kanë vështirë të kthehen.
Analizat e UNDP-së, ndërkaq tregojnë se numri i emigrantëve shqiptarë është më i madh se sa që mendojnë autoritetet kosovare.
Megjithatë zyrtarët në Prishtinë nuk e kanë të definuar se ]cila është diasporë e cila jo. Avni Kastrati është zyrtar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
”Definimi se kush është diasporë konsiderohet si problem ndërkombëtar. Ngase ata që shkojnë atje, apo lindin atje, e kanë një prind dhe në bazë të ligjit me sa di për diasporën, nëse ke një prind nga Kosova, ti je diasporë”, ka thënë ai.
Mrëpo, sipas tij, gjenerata e dytë apo e tretë që ka lindur atje është problem. “Unë i inkurajoj të gjithë hulumtuesit e migracionit sepse ndoshta vijnë deri te zbërthimi apo definimi më i qartë për diasporën”, ka deklaruar Kastrati.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes Këngëtarja me famë botërore rrëfen për besimet dhe bestytnitë me të cilat u rrit në familjen... -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











