Shqipëria
Bashkimi familjar, arsyeja kryesore për azil nga shqiptarët në BE
Në vitin 2025, 46.3% e lejeve të marra nga shqiptarët ishin për arsye familjare, 29.4% për punësim dhe 0.8% për arsimim
Emigracioni i shqiptarëve drejt Bashkimit Evropian po merr sërish ritëm.
Të dhënat më të fundit të EUROSTAT, tregojnë se gjatë vitit 2025, vendet e BE-së u dhanë shtetasve shqiptarë 68 mijë e 653 leje të para qëndrimi, rreth 4% më shumë se një vit më parë.
Kjo rritje vjen pas një periudhe rënieje. Në vitin 2024, numri i lejeve për shqiptarët ishte ulur me 14%. Megjithatë, rekordet vijojnë të jenë ato të viteve 2022 dhe 2023, kur u dhanë përkatësisht rreth 79 mijë dhe 77 mijë leje, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë gjithashtu, një ndryshim në mënyrën e emigrimit. Ndërsa kërkesat për azil janë ulur ndjeshëm, lejet e qëndrimit vijojnë të jenë të shumta, çka tregon se shqiptarët po përdorin gjithnjë e më shumë rrugë të rregullta për t’u vendosur në vendet evropiane.
Në vitin 2025, 46.3% e lejeve të marra nga shqiptarët ishin për arsye familjare, 29.4% për punësim dhe 0.8% për arsimim. Pra, kontratat e punës dhe bashkimi familjar mbeten ndër kanalet kryesore të largimit nga vendi.
Kjo situatë shihet edhe në treguesit demografikë. Emigracioni i lartë, i shoqëruar me rënien e lindjeve, po ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e popullsisë. Sipas INSTAT, më 1 janar 2026 Shqipëria kishte 2 milionë e 335 mijë e 930 banorë, 1.16% më pak se një vit më parë.
Një tjetër tregues domethënës, stoku i lejeve të qëndrimit të dhëna ndër vite për shqiptarët në vendet e BE-së arrin në 875 mijë. Kjo e vendos Shqipërinë, pavarësisht popullsisë së vogël, ndër vendet me numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit në Evropë. Ndërkohë, fenomeni nuk është vetëm shqiptar. Në vitin 2025, vendet e Bashkimit Evropian lëshuan rreth 3.9 milionë leje të para qëndrimi për shtetasit jashtë BE-së, 10.1% më shumë se në vitin 2024. Punësimi përbënte 33.6% të lejeve, ndërsa arsyet familjare 28.1%.
Largimi i vazhdueshëm i popullsisë, veçanërisht i moshave aktive për punë, po shndërrohet në një sfidë për tregun e punës, konsumin dhe sistemin e pensioneve. Emigracioni mbetet një prej faktorëve kryesorë që po ndryshojnë strukturën demografike të vendit, ndërsa shifrat e reja tregojnë se interesi i shqiptarëve për t’u vendosur në vendet e Bashkimit Evropian, nuk është shuar.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










