Lajme
Bashkia e Vjenës dhuron 50 euro kuponë për familje për të dalë në kafene dhe restorante
Kjo ka për qëllim të forcojë bizneset e hotelerisë që do të hapen tërësisht të premten
Të gjitha familjet nga mesi i qershorit do të marrin nga një kupon deri në 50 euro nga Bashkia e Vjenës. Kjo ka për qëllim të forcojë bizneset e hotelerisë që do të hapen tërësisht të premten. Siç dihet, hoteleria është goditur rëndë nga kriza me Covid-19, ka thënë të mërkurën kryetari i Bashkisë së Vjenës, Michael Ludwig (SPÖ), shkruan oe24.at, transmeton Albinfo Austria.
Të gjitha, 950.000 familjet që banojnë në Vjenë do të përfitojnë nga ky subvencion, tha kryebashkiaku në një konferencë për shtyp.
Familjet me një anëtar do të marrin kupon prej 25 euro, ndërsa familjet me më shumë anëtarë, kuponin prej 50 eurosh. Këto kupone mund të shfrytëzohen në të gjitha restorantet dhe kafenetë e Vjenës deri në fund të shtatorit. Ju mund të ushqeheni dhe të pini çfarë të doni në vlerë të kësaj shume, por duhet të keni kujdes se këto nuk vlejnë për pije alkoolike.
Ky subvencion do t’i kushtojë Bashkisë së Vjenës 40 milionë euro, por kryetari Michael Ludvig deklaroi se “qyteti mund ta lejojë këtë”.
Kryebashkiaku Ludwig ka thënë se të gjitha bizneset e hotelerisë në Vjenë sjellin rreth 1.4 miliard euro në vit dhe ky subvencion do të jetë një nxitje dhe stimulim për qytetarët e Vjenës që me ato kuponë të vizitojnë kafenetë dhe restorantet e tyre të preferuara dhe më këtë të ndihmojnë sadopak rimëkëmbjen e bizneseve të hotelerisë së kryeqytetit austriak.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











