Lajme
Baseli planifikon tri ndërtesa të larta, deri në 151 metra
Baseli drejt një rekordi të ri: tri ndërtesa deri në 151 metra
Parlamenti i Bazelit i ka dhënë dritën jeshile projektit për ndërtimin e tre kullave të larta në zonën Dreispitz, të cilat me deri në 151 metra do të jenë ndërtesat më të larta të banimit në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Baseli po planifikon një zhvillim të ri urban në zonën e Dreispitz, ku pritet të ndërtohen tri kulla të larta me lartësi prej 124 deri në 151 metra.
Parlamenti kantonal i Bazelit ka miratuar me shumicë të madhe ndryshimin e nevojshëm të zonimit dhe planin e zhvillimit për projektin “Dreispitz Nord”, duke i hapur rrugë realizimit të tij.
Zona ku është planifikuar projekti aktualisht shfrytëzohet kryesisht për veprimtari tregtare dhe shitje, ndërsa një pjesë e madhe e saj është e zënë nga hapësira të asfaltuara për parkim. Me projektin e ri synohet krijimi i një lagjeje të re urbane.
Në kuadër të projektit janë planifikuar rreth 800 banesa, dy parqe publike me gjithsej rreth 16 mijë metra katrorë hapësirë të gjelbër, një shkollë e mesme, hapësira për biznese, gastronomi dhe zyra.
Ndërtimi pritet të nisë jo më herët se në vitin 2028. Projekti është pjesë e strategjisë së Bazelit për të përballuar rritjen e popullsisë përmes zhvillimit urban në lartësi, pasi hapësirat e lira për ndërtime të reja në kanton janë shumë të kufizuara./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci










