E-Diaspora
Bardhec Berisha, në 100-vjetorin e çmimit Nobel të shkrimtarit zviceran Splitterer
Bëhet shënimi i 100 vjetorit të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin e njohur zviceran Carl Splitterer
Më 26 tetor në Lucern, organizuar nga LM (Literatur Mobil) mbahet një aktivitet i veçantë letrar përkujtimor. Bëhet shënimi i 100-vjetorit të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin e njohur zviceran Carl Splitterer. Pra, ai është bërë nobelist pikërisht 100 vjet më parë, në tetor të vitit 2019.
Në kuadrin e aktiviteteve të këtij jubileu, merr pjesë edhe autori ynë i njohur me qëndrim në Lucern të Zvicrës, Bardhec Berisha, shkruan albinfo.ch. Programi ku paraqitet ai quhet “Der mobile, temporäre Lyrik-Weg zum Jubiläum CARL SPLITTERER” (shtegu mobil, i përkohshëm i lirikës për jubileun e CARL SPLITTERER ).
Përveç Berishës, aty prezantohen edhe dy poetë zviceranë që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe Kosovën: Beat Beat Sterchi dhe Pablo Haller. Ata njihen edhe për faktin se i kanë kushtuar poezi Kosovës.
Si zakonisht në aktivitete të tilla, poeti shqiptar Bardhec Berisha do të prezantohet në të dy gjuhët, pra shqip e gjermanisht. Poezitë në gjuhën gjermane do t`i lexojë e bija e tij, Blertë Berisha.
Berisha është i vetmi poet shqiptar që merr pjesë në këtë manifestim, ndërsa nga poetë tjerë të huaj në kuadër të aktiviteteve jubilare, ka lexuar edhe poetja Bullgare Evelina Jecker Lambreva.
Bardhec Berisha njihet si krijues letrar dhe veprimtar i komunitetit shqiptar të Zvicrës, shkruan albinfo.ch. Përveç disa përmbledhjeve me poezi, ai ka bërë (në bashkautorësi) edhe përkthimin e Kodit të Lekë Dukagjinit në gjuhën gjermane, që është botuar në Zvicër rreth dy vjet më parë.
Leximi letrar në “Magazin” mbahet më 26 tetor në Emmenbrücke të Lucernit, me fillim në orën 11.00.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit26 Tetor 2019
- Ora11:00
- LokacioniEmmenbrücke(Luzern
- Data e përfundimit8 Tetor 2019 - 14:00
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













