Shqipëria
Banorët e Jalës kundërshtojnë aksionin për rrëzimin e objekteve
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mëngjesin e sotëm ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Jalë.
Por ky aksion ka hasur në kundërshtim të fortë nga banorët, të cilët janë ankuar, duke thënë se nuk janë njoftuar për një vendim të tillë.
Banorët i kanë thënë policisë që po e asiston IKMT-në se ka ende pushues në dhomat e tyre, përcjell albinfo.ch.
Banorët thonë se po i nxjerrin me dhunë. Ndërkaq, kanë theksuar se janë me dokumente të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë. Ky aksion ka për qëllim rrëzimin e shtatë objekteve lokale e banesa.
“I kemi bërë me gjak. Asnjë lloj dokumentacioni, këta janë të gjithë kriminelë nga i pari tek i fundit (u drejtohet policëve). Nuk mund ta marrë Edi Rama pronën tonë”, ka thënë një banor.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











