Shkurt.ch
Banka Nacionale e Zvicrës, me 33.7 miliardë franga fitim
Pjesa dërmuese e fitimit i referohet tremujorit të fundit, pra periudhës qershor-shtator, kur fitimi ka qenë plot 32.5 miliardë franga
Banka Nacionale e Zvicrës (SNB), gjatë nëntë muajve të deritashëm të vitit ka realizuar një fitim prej 33.7 miliardë frangash. Siç bën të ditur vetë SNB në një njoftim, pjesa dërmuese e fitimit i referohet tremujorit të fundit, pra periudhës qershor-shtator, kur fitimi ka qenë plot 32.5 miliardë franga, shkruan srf.ch. Ndërsa meritat për këtë periudhë fitimesh u takojnë në radhë të parë dobësimit relativ të frangut dhe ngritjes së çmimeve të arit e të aksioneve.
Ekonomistët e bankës më të madhe të Zvicrës, UBS tashmë flasin për një “radhitje rrethanash fatlume”, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se rritja e çmimit të arit dhe dobësimi i frangut në të njëjtën kohë, është diçka që nuk ndodh shpesh.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












