Kosova
Ballkani, rajon kontrabande emigrantësh, droge dhe pastrimi parash
Çmimi i kontrabandistëve për të kaluar kufirin me Malin e Zi është 70 euro për person, për të hyrë nga Greqia në Shqipëri arrin në 3.000 – 5000 euro për person, zbulon raporti i GI
Raporti nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional e paraqet Ballkanin Perëndimor rajon kyç në kontrabandën e emigrantëve ilegalë drejt BE-së dhe prodhimin e trafikun e drogave nga Lindja në Perëndim.
Raporti investigativ “Flukset e njerëzve, drogës dhe parave – Maj 2021”, nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional ( GI – Global Initiative, Against Transnational Organized Crime), publikuar ditët e fundit, përmes faktesh dhe të dhënash paraqet Ballkanin Perëndimor (BP) si një rajon kyç të përfshirë fuqimisht në kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm dhe azilkërkuesve drejt vendeve të BE-së, prodhimin dhe trafikun e drogave nga Lindja në Perëndim dhe pastrimin e parave të krimit të organizuar.
Në bazë të dhënash dhe faktesh raporti arrin në konkluzionin që “sasia më e madhe e parave vjen nga trafiku i drogës që realizohet nga grupe kriminale që veprojnë jashtë BP. Pastrimi i parave të krimit të organizuar bëhet kryesisht në Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Dubai.
Në vendet e rajonit shumat e parave të pastruara, edhe pse janë relativisht më të vogla, mbajnë gjallë një ekosistem të krimit dhe korrupsionit, që dobëson sundimin e ligjit.
Raporti synon “të kuptuarit më të mirë të ekonomive të paligjshme në BP, për marrjen e masave më efektive drejt zvogëlimit të stimujve dhe fitimeve të krimit të organizuar”.
Kontrabanda e emigrantëve të paligjshëm
Raporti investigativ i GI vë në dukje që “vlera totale e tregut të kontrabandës së emigrantëve ilegalë në pikat e hyrjes në vendet e BP arrin nga 20-28 milionë euro, kurse vlera vjetore në pikat e daljes drejt vendeve të Bashkimit Europian (BE) shkojnë nga 14.4 – 21.4 milionë euro.
Të dhënat e GI në raportin në fjalë tregojnë që pandemia COVID-19 gjatë vitit 2020 nuk i uli flukset e emigrantëve dhe azilkërkuesve në BP, përkundrazi i rriti ngaqë kufizimet rritën stimujt financiarë të kontrabandës. Emigrantët e paligjshëm dhe azilkërkuesit që hynë në 6 vendet e BP janë kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut: Siria, Iraku, Irani, Pakistani Afganistani, Algjetria dhe Bangladeshi.
Numri i tyre më i madh prej 41.257 personash ka hyrë gjatë vitit 2020 në Maqedoninë e Veiut, (MV) e ndjekur nga Serbia me 39 648, nga Bosnjë e Hercegovina me 16 211, nga Shqipëria me 11 971, Mali i Zi me 2 898 dhe në fund Kosova me 1 910 emigrantë të paligjshëm dhe azilkërkues.
Në Shqipëri flukset e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut nisën të rriten në vitin 2018, “kur u bë e vështirë për ata të kalonin nga Greqia në Maqedoninë e Veriut dhe u detyruan të hyjnë nga Greqia në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës në Gjirokastër dhe asaj të Kapshticës. Itinerari i tyre vazhdon në Tiranë, në periferinë e saj, në Babrru ku është Qendra Kombëtare e Pritjes së Azil-Kërkuesve, për të kaluar në Mal të Zi, Kosovë dhe Itali me synim Europën Perëndomore”, thekson raporti.
Çmimi i kontrabandistëve për të kaluar kufirin me Malin e Zi është 70 euro për person, për të hyrë nga Greqia në Shqipëri arrin në 3.000 – 5000 euro për person, zbulon raporti i GI.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, citohet të martën (11.05.) nga DPA të ketë thënë se “numri i migrantëve po rritet përsëri ndjeshëm, veçanërisht në Rrugën Ballkanike. Ne duhet të bëjmë diçka”.
E-Diaspora
-
Rama diasporës në Itali: Shqiptarët, nga damka “e stato un albanese”, te shëmbëlltyra e ribashkimit europian Kryeministri Edi Rama, fjalimin në pallatin e sportit “Busto Arsizio” në Itali, e nisi me një...
-
Edhe këtë vit panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu“ bashkoi shqiptarët e Amerikës
-
CIES: Xhaka, lojtar me ndikim, vlerësohet me 92.3 pikë
-
Xhaka e Gjimshiti, në ekipin më të mirë të Ligës së Evropës
-
Prokuroria zvicerane kërkon 16 vjet burg për Arditin që vrau gruan e tij, Besimen
Jeta në Austri
-
Si të martoheni në Austri si i huaj? Ashtu si me shumicxn e çështjeve zyrtare në Austri, martesa përfshin shumë burokraci. Ja çfarë duhet...
-
Çfarë duhet të dini për kontratat kolektive nëse punoni në Austri?
-
Çfarë ndryshon në Austri nga muaji qershor?
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve