Portrete të firmave
Balfin Real Estate & Hospitality zyrtarisht në Zvicër, një hap i rëndësishëm për Grupin BALFIN
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN. Themeluar në vitin 2018, Balfin Real Estate & Hospitality vjen si një hub në të cilin janë zhvilluar me fokus të qartë të gjitha shërbimet që lidhen me tregun e pasurive të patundshme dhe jo vetëm.
Vlerat e kompanisë qëndrojnë në tri shtylla kryesore: pasuri të patundshme, menaxhim i aseteve dhe pronave si dhe menaxhim dhe shërbime hoteliere. Vizioni i Balfin Real Estate & Hospitality është të bëhet lider në tregun shqiptar dhe jo vetëm, duke ofruar ekspertizë dhe shërbime cilësore në 360 gradë në fushën që operon. Duke besuar dhe duke ndjekur këtë vizion, Balfin Real Estate & Hospitality kalon kufijtë e Shqipërisë. Me përfaqësinë më të re të hapur në Zyrih, tashmë tregu ndërkombëtar do të ketë mundësi të njihet me projektet më të rëndësishme, të cilat po ndërtohen në zonat më ekskluzive dhe turistike të vendit.
ADN-ja e Grupit BALFIN buron pikërisht nga zemra e Evropës Qendrore, atje ku u themelua nga Samir Mane dhe sot vijon rrugëtimin suksesshëm. Përfaqësia në Zürich do të ofrojë një gamë të plotë shërbimesh në fushën e pasurive të patundshme, duke filluar nga kërkimet, konsulenca në gjetjen e pronës së duhur, ofrimin e mbështetjes maksimale në menaxhimin e saj, shitje/marrëveshje brokerimi, qira si dhe konsulencë pas shitjes. Të gjitha këto shërbime do të kryhen nëpërmjet një stafi të kualifikuar dhe të specializuar në këtë fushë.
Kjo përfaqësi është hapur me synimin për të qenë më afër bashkëkombësve tanë në këtë shtet, por edhe për t’i njohur shtetasit e huaj me Shqipërinë dhe potencialin që ajo ka në investimin në pasuri të paluajtshme.
Klientët e interesuar do të gjejnë disa nga projektet më të rëndësishme turistike që janë duke u ndërtuar nën vulën e Grupit BALFIN, si Green Coast Village, Next To Vala Mar, Belvedere Korça dhe Porto Lalzi. Përfaqësia në Zürich do të sjellë një shërbim sa më gjithëpërfshirës për klientët që dëshirojnë të investojnë në pasuri të paluajtshme, duke u paraprirë edhe dy përfaqësive të reja që pritet të hapen në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Rritja e vazhdueshme e Balfin Real Estate & Hospitality ka sjellë si domosdoshmëri zgjerimin dhe shtrirjen në tregun e huaj, me dëshirën për t’u përmirësuar çdo ditë dhe për të bërë diferencën në këtë treg.
Me hapjen e përfaqësisë së re në Zürich, tashmë admiruesit e bregdetit dhe Rivierës shqiptare do të kenë një vend ku do t’u jepet mundësia të gjejnë dhe të bëjnë investimet e tyre në prona të patundshme, në projektet më të bukura turistike në Shqipëri.
Seefeldstrasse 287, 8008 Zürich /+417 65 85 8001 / [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














