Lajme
BAG: Përkundër rritjes së numrave, në Zvicër nuk ka valë të dytë të pandemisë
Meqenëse nuk ka rritje eksponenciale, BAG nuk flet ende për një valë të dytë. “Ne do ta bënim këtë vetëm nëse do të kishte përsëri një rritje eksponenciale
Në konferencën e rregullt për emdia që u mbajt në Bernë, Stefan Kuster nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) nuk është shprehur i shqetësuar pavarësisht numrit në rritje të rasteve pozitive. Të kujtojmë: gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër janë raportuar 405 infeksione të reja, numër ky që është më i larti që nga mesi i prillit.
“Numri i riprodhimeve është pak më i ulët se 1”, ka thënë sot para mediave në Bernë kreu i sektorit të sëmundjeve ngjitëse në kuadër të BAG, shkruan srf.ch.
Situata është e qëndrueshme edhe për sa u përket shtrimeve në spital dhe rasteve të vdekjeve.
Por, a është kjo vala e dytë? – ka qenë pyetja e gazetarëve. Meqenëse nuk ka rritje eksponenciale, BAG nuk flet ende për një valë të dytë. “Ne do ta bënim këtë vetëm nëse do të kishte përsëri një rritje eksponenciale. E pra, aktualisht nuk e kemi këtë rritje”, përcjell albinfo.ch. Fjala është për faktin se nuk ka rritje të masës me të cilën një i infektuar e përhap sëmundjen më tej.
Se si do të zhvillohet situata më tutje, nuk mund të parashikohet, ka thënë Kuster. Kjo varet nga ata që kthehen nga pushimet, nga efektet e aktiviteteve masive që është vendosur të lejohen etj. Edhe vjeshta gjithashtu mund të ketë një ndikim.
Përpjekjet e popullatës dhe kantoneve po japin fryte, është shprehur më tutje Kuster, transmeton albinfo.ch. Të gjithë janë të thirrur që të angazhohen për të parandaluar një rritje të madhe të sërishme.
Mbi 70,000 njerëz janë testuar gjatë javës së kaluar. Mosha e të sëmurëve është e ndryshme nga ajo e fillimit. Tre të katërtat e rasteve ndodhin tek personat nën 40 vjeç. “Në valën e parë ishte pikërisht e kundërta”, ka thënë Kuster, duke iu referuar moshës së shtyrë të të infektuarve nga fillimi i pandemisë.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














