Lajme
BAG: “Gjyshërit mund t`i përqafojnë nipërit dhe mbesat e tyre, nuk ka rrezik”
Por, njëkohësisht BAG këshillon që gjyshërit nuk duhet të ngarkohen me kujdesin për fëmijët e vegjël
Gjyshërit lejohen të kenë kontakte të ngushta me nipërit e mbesat e tyre dhe t’i marrin ata në krah. Këtë e ka konfirmuar sot Daniel Koch nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
“Praktikisht nuk ka të dhëna që tregojnë se fëmijët kanë transmetuar sëmundjen. Prandaj nuk ka asnjë rrezik nga fëmijët”, ka theksuar ai në konferencën për media që është mbajtur në Qendrën Mediale të Federatës, në Bernë.
Por, njëkohësisht BAG këshillon që gjyshërit nuk duhet të ngarkohen me kujdesin për fëmijët e vegjël, transmeton albinfo.ch. Kjo për faktin se gjyshërit mund të infektohen nga gjenerata e mesme, pra nga bijtë dhe bijat e tyre, kur t’i çojnë fëmijët te gjyshërit.
Prandaj nuk është e preferueshme që brezat të përzihen, ka shtuar Koch.
Sidoqoftë, rreziku rritet te fëmijët nga mosha 10 vjeç, dhe prandaj kontaktet e përmendura nuk rekomandohen për të rinjtë.
Në një intervistë për “Grosseltern Magazin” (Revista e gjyshërve), Daniel Koch kishte deklaruar se gjyshërit duhet ose munden të përqafojnë nipërit e mbesat e tyre, përcjell albinfo.ch. Kjo ka shkaktuar acarim pasi që më parë ishte rekomanduar që të shmangeshin kontaktet e gjyshërve me nipërit.
Të gjitha informacionet rreth koronavirusit në Zvicër në shumë gjuhë: bag.admin.ch
Të tjera informata aktuale rreth koronavirusit, në shumë gjuhë në Zvicër : www.bag.admin.ch/bag
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington Artistja nga Prishtina ishte pjesë e koncertit përmbyllës të konferencës së Washington Music Teachers Association, të... -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












