Bota

Babadimri në rrugët e Jerusalemit

Issa Kassissieh, i cili ishte veshur me kostumin e babadimrit, filloi stinën e festave, duke dhuruar dhurata për banorët e Qytetit të Vjetër

Edhe përkundër dhunës dhe tensioneve të fundit, pas vendimit të administratës Trump për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit, aktivitetet për Krishtlindje kanë vazhduar në Jerusalem.

Issa Kassissieh, i cili ishte veshur me kostumin e babadimrit, filloi stinën e festave, duke dhuruar dhurata për banorët e Qytetit të Vjetër.  Duke e shfrytëzuar një deve për qarkullim, babadimri bëri disa xhiro në qytet. Ai u bëri thirrje banorëve të shkojnë dhe ta marrin një lis për ta zbukuruar për festat e fundvitit.

Ky aktivitetet është vjetor, dhe organizohet nga komuna e Jerusalemit.  Qyteti i Vjetër është i ndarë mes të krishterëve, hebrenjve, myslimanëve dhe armenëve.

Jerusalemi, i cili nga të krishterët konsiderohet si vend i kryqëzimit të Jezu Krishtit, është atraksion turistik për dhjetëra-mijëra pelegrinë çdo vit.