Lifestyle
Ava DuVernay fitues i çmimit “Entertainer of the Year”
Edicioni i 49-të i ceremonisë së përvitshme “Image Awards” u mbajt për festën e “Martin Luther King Day”, një festë shtetërore amerikane, e cila e shënon ditëlindjen e aktivistit Martin Luther King
Ava DuVernay, regjisorja e filmit “A Wrinkle in Time” ishte fituesja e çmimit “Entertainer of the Year” në edicionin e sivjetmë të ndarjes së shpërblimeve “NAACP Image Awards”, të cilat u ndanë mbrëmë në Pasadena.
Edicioni i 49-të i ceremonisë së përvitshme “Image Awards” u mbajt për festën e “Martin Luther King Day”, një festë shtetërore amerikane, e cila e shënon ditëlindjen e aktivistit Martin Luther King. Ceremonia ka për qëllim t’i nderojë personat e komunitetit të zezakëve për kontributin e tyre në industrinë e showbizit.
Gjatë mbrëmjes, Daniel Kaluuya e fitoi çmimin “Aktori më i mirë në film” për rolin e tij në horrorin e studios Universal Pictures, “Get Out”, dhe Octavia Spencer u shpall fituese e çmimit “Aktorja më e mirë në film” për rolin e saj në dramën “Gifted”. Komedia “Girls Trip” e fitoi çmimin “Filmi më i mirë i vitit”.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














