Lajme
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C
Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë të matur ndonjëherë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8 gradë Celsius në stacionin meteorologjik Vjenë-Stammersdorf. Sipas shërbimit meteorologjik GeoSphere Austria, kjo temperaturë ka thyer rekordin e mëparshëm kombëtar prej 40.5°C, të vendosur më 8 gusht 2013 në Bad Deutsch-Altenburg, në lindje të vendit, transmeton albinfo.at.
Rekordi i ri vjen pas një periudhe të zgjatur me temperatura ekstreme dhe thatësirë të theksuar. Gjatë muajit korrik, Austria u përball me vapë rekord, mungesë reshjesh dhe një deficit të tyre që në disa rajone arriti deri në 90 për qind krahasuar me mesataren.
Pasojat e valës së të nxehtit po ndihen edhe në bujqësi. Sipas meteorologëve, kajsitë këtë vit janë pjekur rreth 20 ditë më herët se mesatarja e periudhës 1961–1991, duke treguar ndikimin e ndryshimeve klimatike në ciklet natyrore.
“Nuk është thjesht nxehtësi, ky mot është një katastrofë”, tha për AFP pronari i një restoranti në Vjenë, Nasser Dis, duke theksuar se temperaturat e larta kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme dhe aktivitetin ekonomik.
Austria kishte përjetuar edhe më herët gjatë kësaj vere valën më intensive të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë për muajin qershor, me temperatura që tejkaluan rekordet e mëparshme me një mesatare prej 1.4 gradë Celsius.
Shkencëtarët paralajmërojnë se valët gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive të të nxehtit lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga emetimet e gazrave serrë, duke rritur rrezikun e fenomeneve ekstreme të motit në mbarë Evropën. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













