Lajme
Austria prezanton pako prej 6 miliardë eurosh ndihmë për qytetarët: 500 euro për secilin
Paketa parashikon të zbatohet gjatë muajve të ardhshëm, ku do të këtë një bonus prej 500 euro për të gjithë qytetarët
Qeveria austriake ka prezantuar një paketë masash me vlerë gjashtë miliardë euro, e cila synon të ndihmojë qytetarët që përballen me rritjen e çmimeve. Paketa parashikon të zbatohet gjatë muajve të ardhshëm, ku do të këtë një bonus prej 500 euro për të gjithë qytetarët.
Të martën, qeveria austriake prezantoi një paketë masash kundër inflacionit. Bonusi i klimës do të shpërndahet nga 1 tetori, do të jetë shumë më i lartë se sa pritej.
“Kjo paketë lehtëson të gjithë në Austri dhe u jep atyre lirinë financiare që rritja e çmimeve dhe inflacioni u kanë hequr atyre”, ka thënë kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.
Miliarda euro kundrejt inflacionit
Me paketën e re qeveria kërkon t’u kthejë austriakëve paratë që i ka marrë nga inflacioni. Paketa përfshin një total prej 28 miliardë eurosh deri në vitin 2026. Grupet dhe familjet e prekura janë si në vijim.
Kështu do të shpërndahen paratë e kësaj pakete:
Paketa përfshin lehtësim edhe për kompanitë, ku do të ketë ulje të kostove të punës.
500 euro për të gjithë: nga të cilat, 250 euro bonus për të gjithë të rriturit (për secilin fëmijë gjysma e kësaj shume) dhe 250 euro bonus klimatik.
300 euro do të marrin grupet e prekura (AMS, pension minimal,…)
Ndërkohë bonusi i më i hershëm që ishte për fëmijë 1500 euro, nga viti i ardhshëm do të rritet në 2 mijë euro.
Procesi do të jetë në 3 hapa:
Para së gjithash, në verë do të lehtësohen ata njerëz që janë më të prekur nga inflacioni aktual – njerëzit me paga të ulëta. Sipas Nehammer, lehtësimi duhet të vazhdojë vetëm në fillim të vjeshtës. Gjithashtu, e gjithë fuqia blerëse do të lehtësohet në fillim të vitit 2023. Një paketë e re bujqësore do të zbulohet gjithashtu më vonë gjatë javës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










